Roma ka shënuar fitore kundër Lecces për t’u afruar në pesë pikë diferencë nga pozita e katërt e cila çon në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e zhvilluar të dielën në Stadio Olimpico ndërmjet Romës dhe Lecces ka përfunduar me fitoren skuadrës vendase me rezultat prej 3-2.
Giallorossët arritën të krijojnë avantazh të dyfishtë në minutat e para të ndeshjes, mirëpo mysafirët u treguan të vendosur duke e barazuar rezultatin, pori ky barazim zgjati shumë shkurtë.
Ende pa filluar mirë ndeshja (3’), kapiteni romak Francesco Totti ia dha avantazhin skuadrës së tij, ndërsa dhjetë minuta më vonë dyfishoi (13’) Matteo Brighi.
Mysafirët reaguan që në pjesën e parë (31’) për të ngushtuar epërsinë në 2-1 me golin e Gianni Munarit. Ndërsa dhjetë minuta brenda pjesës së dytë (55’), Dimitrios Papadopoulos e barazoi rezultatin.
Golin e fitores për Romën e shënoi simboli i skuadrës Francesco Totti nga pika e bardhë (59’).
Me këtë fitore Roma i është afruar në tre pikë Fiorentinës që mban vendin e pestë dhe gjendet vetëm pesë pikë larg vendit të katërt, të cilin e mban Genoa