Drejtori i Romës, Bruno Conti, ka kërkuar nga lojtarët e tij që të ndjekin shembullin e kapitenit Francesco Totti dhe të besojnë se vendi i katërt është një objektiv real.
"Francesco po mundohet t’u tregojë lojtarëve se ne duhet të besojmë për pozitën e katërt derisa kjo të jetë e pamundur matematikisht”.
“Jam i lumtur që Totti i ka thënë këto gjëra, por mendoj se lojtarët tanë janë të vetëdijshëm për këtë gjë. Ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë, prandaj unë jam i qetë”, ka thënë Conti për “Il Corriere Dello Sport”.