Palermo është shumë afër nënshkrimit me mesfushorin shqiptar nga Maqedonia, Blerim Xhemaili, dhe në drejtim të kundërt pritet të lëvizë një sulmues.
Sipas faqes calciomercato.com, gjatë orëve të mbrëmjes pritet të arrihet një marrëveshje në mes të Torinos dhe Palermos për transferimin e Blerim Xhemailit, i cili sezonin e fundit e kaloi te klubi italian i huazuar nga Bolton Wonderers.
Për shqiptarin me nënshtetësi zvicerane i interesuar ishte edhe Napoli, por Palermo ka lëvizur më shpejt në hapat për marrë shërbimet e 23-vjeçarit, dhe duket se e ardhmja e tij qëndron në Renzo Barbera.
Gjatë negociatave me Napolin, Torino kërkonte shkëmbim me ndonjë lojtarë, ndërsa në rastin e Palermos ende nuk është vendosur se cili lojtar mund të lëvizë në kahen e kundërt. Në pyetje është 27-vjeçari Davide Succi, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në liga më të ulëta.
Xhemaili vlerësohet rreth 8.5 milionë euro nga Torino, dhe klubi së fundi ka pohuar se ka pranuar shumë oferta për lojtarin.