Sulmuesi i Interit, Hernan Crespo, është në prag të arritjes së marrëveshjes për të kaluar te Fiorentina si transferim i lirë.
Kontrata e Crespo, 33-vjeçar, skadon në fund të sezonit. Pas edhe këtij sezoni me pak raste aktivizimi, argjentinasi tashmë ka bërë të ditur se do të largohet nga kampioni i italisë.
Fiorentina dhe Napoli janë lidhur me një transferim të ish-sulmuesit të Milanit dhe Chelseat, por duket se ekipi violë është destinacioni i preferuar i argjentinasit.
“Në ditët e ardhshme pritet të ketë edhe një njoftim zyrtar”, ka thënë agjenti i lojtarit Fernando Hidalgo.
Kalimi i Crespos në Artemio Franchi nxit për më tepër spekulimet për një largim të sulmuesit Adrian Mutu.