Shqipëria është udhëkryqi i Portugalisë drejt fazës finale të Botërorit 2010. Drejtuesi i stolit luzitan, Carlos Queiroz, i trembet sfidës me kuqezinjtë dhe ka kërkuar të ketë në dispozicion 47 lojtarë për duelin e 6 qershorit në "Qemal Stafa".
Edhe pse Shqipëria nuk ka më asnjë objektiv në Grupin e Parë eliminator, Queiroz është treguar shumë i kujdesshëm, duke përfshirë në listën e madhe futbollistët më në formë.
23 prej 47 futbollistëve që bëjnë pjese në listën e madhe do të jenë të pranishëm në stërvitjen treditore (27 deri me 29 maj).
Portugalia gjendet e pozicionuar në vendin e tretë në Grupin e Parë dhe ka vetëm gjashtë pikë nga pesë ndeshje të zhvilluara, ndërkohë që pozita e parë në këtë grup mbahet nga Danimarka e cila ka grumbulluar 13 pikë nga pesë ndeshje. /tch/telegrafi/