Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është duke u përgatitur të shesë sulmuesin kryesor të ekipit, Emmanuel Adebayor, në fund të këtij sezoni.
Mirror shkruan se Adebayor ka nënshkruar kontratë të re për të vazhduar me Arsenalin, por forma e tij po bie në mënyrë drastike dhe klubi do ta shesë atë, nëse mund ta sigurojë çmimin e duhur për të, dhe tashmë përgatit zëvendësim.
Sulmuesi i Togos verën e kaluar u lidh me një kalim në Milan, ndërsa e interesuar për të ishte edhe Barcelona. Arsenali raportohet se nuk dëshiron atë ta shesë para rivalëve të Premier League.
Adebayor ka shënuar vetëm dhjetë gola këtë sezon në ligën angleze.