Të dielën Barcelona luan si mysafir i Real Mallorcas, ndërkohë që të gjitha përgatitjet janë bërë për ta ngritur titullin e kampionit të La Ligas.
Pas fitores së Copa del Rey, Blaugranët janë shumë afër që ta fitojnë trofeun e dytë këtë sezon atë të Kampionatit spanjoll.
Për t’ia arritur qëllimit të tyre, katalunasit duhet të nxjerrin së paku një barazim në udhëtimin e tyre te Mallorca, ose ata mund të shpallen automatikisht kampionë nëse Real Madridi dështon të fitojë në ndeshjen e vështirë të shtunën kundër Villarrealit në El Madrigal.