Shtypi italian ka njoftuar se Juventusi është në bisedime me sulmuesin e Napolit, Ezequiel Lavezzi, të cilin dëshiron ta transferojë gjatë afatit kalimtar veror, mirëpo numri i sotëm i “Corriere dello Sport” njofton se bardhezinjtë duhet të përballen me konkurrencën e Liverpoolit, që po ashtu është i interesuar për transferimin e argjentinasit.
Njoftohet se trajneri i Redsave, Rafael Benitez, është i gatshëm të ofrojë 25 milionë euro për ta transferuar Lavezzin në Anfield, ku ai do të luante partner në sulm me spanjollin Fernando Torres.
Sido që të jetë, drejtori sportiv i Napolit, Pierpaolo Marino, të enjten ka deklaruar se napolitanët nuk janë të interesuar që të shesin asnjërin nga yjet e tyre, as Ezequiel Lavezzin e as Marek Hamsikun.