"RAI Sport" njofton se Ciro Ferrara do të jetë trajner i Juventusit në sezonin e ardhshëm.
Mbrojtësi legjendar i Juves mori drejtimin e përkohshëm të Bianconerëve pas shkarkimit të Claudio Ranierit, ndërsa tani njoftohet se ai do të qëndrojë në stolin e bardhezinjve gjatë sezonit 2009/2010.
Për ta fituar postin e trajnerit të Juves, Ferrara ka garuar me trajnerin e Barit, Antonio Conte, dhe atë të Romës, Luciano Spalletti.
Conte nënshkroi kontratë të re me Barin, ndërsa presidentja e Romës, Rosella Sensi, deklaroi se nuk do ta lejojë largimin e Spallettit, kështu që drejtuesit bardhezi vendosën të mos shkojnë më larg dhe ta caktojnë legjendën e tyre për trajner në sezonin e ri.