Sipas tabloidit britanik "The Sun", ka shpresa që mesfushori i Manchester Unitedit, Darren Fletcher, të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve me 27 maj.
Fletcher u përjashtua me karton të kuq në gjysmëfinale kundër Arsenal, dhe ky karton ia ndalon automatikisht paraqitjen në ndeshjen e radhës
Mirëpo, sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, David Taylor, ka deklaruar se do të shqyrtojnë apelin e Unitedit (nëse bëhet) dhe do të vendosin nëse do të lejojnë që mesfushori të luajë në Romë.
“Kam folur personalisht me Alex Fergusonin për këtë çështje dhe ai ishte i kënaqur me gjyqtarin përveç rastit për Darren”.
“United ende nuk ka ngritur proces të apelit, mirëpo nëse skuadra na dokumenton me video-xhirim se ky vendim i gjyqtarit ka qenë i gabueshëm, atëherë trupi disiplinor do të vendosë për rastin”, është cituar Taylor nga “The Sun”.