Anësori i Real Madridit, Arjen Robben, është kthyer të enjten në fushën stërvitore dhe mund të jetë i gatshëm për t’u ndeshur me Barcelonën në fundjavë.
Holandezi parashikohej të mungonte në këtë përballje shumë të rëndësishme për Los Blancos, mirëpo rikthimi i tij në stërvitje ka dhënë shpresë që ai mund t’i kalojë të gjitha testet që të jetë në fushë të shtunën mbrëma.
Në faqen zyrtare e Real Madridit shkruan se Robben është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i këmbës së majtë dhe pritet të luajë në ndeshjen e madhe.
Ndërkohë në stërvitje kanë munguar Wesley Sneidjer dhe Guti. I pari pritet të mungojë deri në fund të sezonit, ndërsa Guti është jashtë të gjitha mundësive që të luajë të shtunën.