Shakhtar Donetsk ka shënuar fitore me rezultat prej 2-1, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës UEFA, kundër skuadrës tjetër ukrainase, Dynamo Kyiv, për t’u kualifikuar në finale të kësaj gare.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Lobanovsky Dynamo Stadium përfundoi me rezultat të barabartë prej 1-1, dhe me fitore te përgjithshme prej 3-2, Shakhtar Donetsk kualifikohet në finale ku do të takohet me fituesin nga gjysmëfinalja tjetër ndërmjet skuadrave gjermane, Hamburg dhe Werder Bremen.
Vendasit kaluan në epërsi me golin e Jadson (17’), mirëpo në minutat e para të pjesës së dyte (47’) mysafirët barazuan rezultatin me golin e Bangouras.
Kur pritej që skuadrat të shkonin në vazhdime, Ilsinho shënoi golin e dytë (89’) dhe të fitores, i cili e dërgon Shakhtarin në finalen e Stambollit.