Kapiteni i Romës, Francesco Totti, është shprehur i hapur për mundësinë që ta vesh sërish fanellën e përfaqësueses së Italisë, për të cilën nuk ka luajtur që pas Botërorit të vitit 2006.
“Është fanella e vetme të cilën e kam veshur, përveç asaj të Romës, dhe padyshim që jam i lidhur me të”.
“Dhe kam pasur shumë fat, sepse kam fituar shumë me Italinë: Kampionatin Botëror në vitin 2006, turneun Evropian në vitin 1996 me përfaqësuesen U-21 dhe Lojërat Mediterane një vit më pas”.
“Ishte fat i keq që e humbën Kampionatin Evropian të vitit 2000, kur ne po udhëhiqnim deri në fund të ndeshjes... Mbi të gjitha mendoj se përvoja ime me Azzurët ka qenë e suksesshme”.
“A mendoj për Kampionatin Botëror 2010? Ta lëmë Lippin të punojë me qetësi me grupin e tij të lojtarëve, por nëse ai dëshiron...”, kanë qenë fjalët e Tottit.