Përzgjedhësi i kombëtares së Italisë, Marcelo Lippi, është i bindur se Interi tashmë e ka fituar kampionatin, pavarësisht dëshirës së tij që gjithçka të jetë ende e hapur.
Interi është duke udhëhequr në tabelën e Serie A me 74 pikë nga 33 ndeshjet e zhvilluara, derisa Milani ngec me shtatë pikë në vendin e dytë, kur kanë mbetur edhe pesë javë deri në fund të sezonit.
“Rosonerët kanë luajtur një futboll të bukur së fundi, dhe pavarësisht shumë problemeve që kanë pasur këtë sezon, ata duhet të vazhdojnë ta sfidojnë kampionatin, derisa kjo matematikisht është e mundur”, ka thënë Lippi për Gazzetta dello Sport.
“Edhe pse e them këtë, është shumë vonë për ta të synojnë të fitojnë titullin e kampionatit. Ëndrra e tyre ka marrë fund”, shton më tej italiani.