Pas humbjes së të shtunës, Milani ende nuk e ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, ndërsa Ricardo Kaka, thotë se Rossonerët me çdo kusht do të jenë në garën më të madhe evropiane të futbollit.
“Jemi të zhgënjyer se prisnim ta sigurojmë kualifikimin për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve”.
“Tash na ka mbetur që në dy ndeshjet e radhës t’i rregullojmë gjërat (kundër Romës dhe Fiorentinës)”.
“Është turp (po të mos kualifikohemi), sepse jemi të vetëdijshëm se sa shumë e dëshirojnë këtë garë tifozët tanë, prandaj dy ndeshjet e radhës do të jenë sikurse finale për ne”, ka thënë braziliani.