Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka bërë të ditur se klubi nuk ka në plan t’ia ndryshojë kushtet e kontratës kapitenit të ekipit Alessandro del Pieros.
“Nuk ka probleme me kontratën e Del Pieros. Ai është kapiteni dhe shtylla jonë dhe mendoj se sezonin e ardhshëm ne mund të presim një vit të shkëlqyeshëm nga ai”, ka thënë Cobolli Gigli.
“Në fund të muajit të ardhshëm, do të diskutojmë për të ardhmen e Del Pieros. Kontrata e tij skadon në sezonin e ardhshëm”, ka shtuar presidenti i biankonerëve.