Mesfushori i Romës, Matteo Brighi, ka kaluar një sezon të mirë me Giallorossët duke siguruar një vend në përfaqësuesen e Italisë dhe njëkohësisht duke nxitur interesimin e skuadrave të mëdha, përfshirë edhe kampionin e Serie A, Inter.
Megjithatë, agjenti i tij Vanni Puzzolo në një intervistë për tuttomercatoweb ka deklaruar se italiani do të mbetet te skuadra kryeqytetase.
“Kam dëgjuar në lidhje me spekulimet për transferimin e tij, mirëpo unë nuk kam pasur asnjë kontakt me ta (drejtuesit e Interit). Ai është një lojtar i mirë dhe është e zakonshme që skuadrat e mëdha interesohen për të”.
“Mirëpo, Matteo është në një skuadër të madhe, ku luan dhe është i lumtur. Kjo ka qenë ëndrra e tij. Ai sapo e ka rinovuar kontratën dhe është shumë i kënaqur te Roma”, ka thënë Puzzolo.