Në fakt, tentime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, mirëpo duket se kompania LG ka vendosur që seriozisht të merret me krijimin e hibridit në mes të celularit dhe orës së dorës, derisa një pajisje e tillë do të mund të paraqitej në treg qysh në muajin gusht të këtij viti.
Gjëja e parë që vlen të përmendet është fakti se ora e LG-së, e cila në Britani të Madhe do të shitet në kuadër të operatorit të telefonisë mobile Orange, ka ekran të ndjeshëm në prekje. Kur merret parasysh se bëhet fjalë për një ekran bukur të vogël, nuk jemi fort të sigurt se kjo do të jetë praktike, ose aspak praktike, mirëpo kësaj radhe ndoshta nuk do të jetë edhe aq e rëndësishme kjo gjë.
Në fakt, LG e Orange, duket se, nuk do ta dedikojnë këtë pajisje për masën e gjerë, por, siç shkruan T3, sigurisht do të bëhet fjalë për një pajisje ekskluzive me çmim më të lartë për ata që dëshirojnë diçka të veçantë dhe nuk përtojnë që të paguajnë për të.
Sa u përket mundësive të saj, nuk dihen të gjitha detajet, mirëpo dihet se në të ka lidhje Bluetooth e HSDPA si dhe mundësi e bisedave vizuale.