Philips ka njoftuar se po heq dorë nga teknologjia e paraqitjes së fotografisë në 3D.
Departamenti 3D Solutions i kësaj kompanie do të mbyllet, ndërsa ekranet me teknologjinë WOWvx do të pushojnë së prodhuari.
Arsye për këtë ndërprerje është kriza financiare globale, si edhe shitja e dobët e teknologjisë për shfaqje të pamjeve në 3D.
Edhe pse Philips ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit ndaj kësaj teknologjie në të ardhmen, përfitimi aktual që sjell teknologjia 3D për kompaninë është shumë i vogël dhe kështu nuk mund të arsyetohet vazhdimi i mëtutjeshëm i këtij produkti.