Mediat spanjolle shkruajnë se Real Madridi do të heqë dorë nga
përpjekja për të angazhuar Xabi Alonson, pasi shuma të cilën e kërkon
Liverpooli është shumë e lartë edhe për mbretërit.Sport ka shkruar se Madridi nuk është i gatshëm të japë rreth 50 milionë euro, aq sa kërkon Liverpooli për spanjollin.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk dëshiron të paguajë më shumë se sa vlera reale e ndonjë futbollisti.
Reali më së shumti do të paguante 35 milionë euro, por Liveprooli nuk
dëshiron të heqë dorë nga futbollisti për një shumë të tillë.
Nëse Liverpool nuk e ndryshon qëndrimin, duket se Alonso edhe në sezonin e ardhshëm do të luajë në Anfield.