Franck Ribery ka thënë publikisht se dëshiron të transferohet
te Real Madridi, ndërsa trajneri i Bayern Munichut, Louis van Gaal, nuk
e mohon mundësinë që francezi të largohet nga Allianz Arena.I
pyetur për mundësinë e kalimit të anësorit francez në Stantiago
Bernabeu, trajneri holandez ka shpjeguar se për marrjen e një vendimi
të tillë ndikojnë shumë faktorë.
“Ka shumë faktorë që luajnë rol, duke filluar nga paratë. Ai nuk është
i rehatshëm sepse spekulimet ndikojnë tek ai. Kemi folur për këtë gjë”.
“Thashethemet nuk i bëjnë mirë Franckut, nuk i bëjnë mirë Bayernit dhe nuk më bëjnë mirë mua”, është shprehur Van Gaal për “Bild Am Sonntag”.