Agjenti i ish-trajnerit të Lazios dhe Interit, Roberto Mancini, ka thënë se klienti i tij është i hapur ndaj mundësisë për të qenë trajner i ri i Romës në sezonin e ardhshëm.
Për momentin Mancini është pa punë, pasi në fund të sezonit të kaluar u shkarkua nga Interi, pavarësisht se fitoi skudeton, dhe u zëvendësua nga Jose Mourinho.
Ende nuk është e qartë nëse Luciano Spalletti do të mbetet në krye të Romës edhe sezonin e ardhshëm, pasi edhe vetë trajneri tha se vendimi do të merret në fund të sezonit.
“A mund të bëhet Roberto Mancini trajner i Romës? Kuptohet gjithçka është e mundshme në futboll. Gjithçka varet nga ajo se si do të zhvillohet punët, por do të doja të flas për atë vetëm kur klubi do të lidhet direkt me klientin tim”, ka thënë agjenti i trajnerit.
“Nuk ka oferta zyrtare nga klubet tjera. Roberto ka shprehur dëshirë të dalë jashtë vendit dhe kërkojmë oferta serioze”, ka shtuar ai.