Tifozët e Romës kanë vazhduar ta shprehin pakënaqësinë dhe zhgënjimin e tyre për presidenten e skuadrës Rosella Sensi duke vendosur pllakate me mbishkrime të ndryshme, të cilat shprehin dëshirën e tyre për largimin e saj.
Roma ka pasur një sezon zhgënjyes në të gjitha garat e sivjetme, ndërsa moskualifikimi në Ligën e Kampionëve do t’i kushtojë edhe me largimin e disave nga lojtarët kryesorë të skuadrës, ndërsa mund të shkarkohet edhe trajneri Luciano Spalletti.
“E paaftë, largoju”, “Ti je fati ynë i keq”... janë disa nga mbishkrimet e tifozëve të vendosura në afërsi të fushës stërvitore të Giallorossëve, njofton Romanews.eu.