Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Jean-Claude Blanc, ka shpjeguar arsyet e shkarkimit të Claudio Ranierit vetëm dy xhiro pa përfunduar Kampionati.
“Ky vendim nuk i ngjason mënyrës sonë se si punojmë, mirëpo do të ishte shumë më keq po të mos kualifikoheshim në Ligën e Kampionëve”.
“Pas rezultateve të fundit ne jemi vetëm një pikë para Fiorentinës, kështu që duke analizuar gjithë sezonin, vendosëm që ta shkarkonim Ranierin”.
“Tash dëshirojmë një përfundim të mirë dhe shpresojmë që së paku të mbetemi në pozitën e tretë. Ishte një vendim i gjithë klubit. Dy ndeshjet e radhës skuadra do të udhëhiqet nga Ciro Ferrara, ndërsa në fund të sezonit do t’i shqyrtojmë gjërat”, ka thënë Blanc për “Il Giornale”.