Nicolas Anelka thotë se trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, do të ishte një person i shkëlqyeshëm për Chelsean.
“Nuk e njoh atë, por mendoj se ai është një menaxher shumë i mirë. Hiddink ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Ai ka ndryshuar diçka, jo dukshëm, por ai është arsyeja se pse ne jemi sot këtu”, ka thënë Anelka.
“Mendoj se ai do të largohet pasi kështu ka thënë. Është shumë vonë. Kur ai nënshkroi, e dinte se ai do të qëndronte katër muaj dhe dëshironte të largohej të qëndrojë me ekipin kombëtar. Mendoj se ai dëshiron të bëjë një punë të mirë para se të largohet dhe ne duhet ta respektojmë këtë”, ka shtuar francezi.