Ndeshja derbi e javës së 37-të e Ligës Premier, e zhvilluar në Old Trafford, ndërmjet Manchester Unitedit dhe Arsenalit, ka përfunduar me rezultat 0-0, dhe në këtë mënyrë me një pikë të fituar Djajtë e Kuq janë shpallur kampionë të edicionit 2008/2009 të Kampionatit anglez.
Djajtë e Kuq e filluan takimin e të shtunës me vetëm një pikë larg titullit, që do të thoshte se edhe barazimi do të ishte mjaftueshëm që ata ta mbronin titullin e Kampionatit anglez.