Në një përballje mjaft të vështirë Roger Federer ka arritur të
mposhtë në pesë sete (5-7, 7-6, 7-6, 3-6, 16-14) finalistin tjetër Andy
Roddick në finalen e sotme të Wimbledonit të zhvilluar në fushën Centre
Court të Londrës, duke tejkaluar edhe rekordin e Pete Sampras për
numrin e Grand Slameve të fituara.Ndeshja filloi në favor
të amerikanit i cili fitoi setin e parë me 7-5, por në dy setet e
radhës zvicerani u tregua më i qëndrueshëm dhe arriti t’i fitojë të
dyja në tie-break. Seti i katërt i takoi plotësisht amerikanit, që
ishte edhe më i lehti i ndeshjes (6-3).
Se dy finalistët ishin në një formë të shkëlqyeshme dhe të ekuilibruar
tregoi edhe seti i fundit, kur u luajtër 30 game dhe të cilin Roger
Federer e fitoi me shumë vështirësi (16-14), pas një beteje epike.
Ky është titulli i gjashtë nga shtatë finalet në Wimbledon për Roger
Federer, dhe i 15-ti Grand Slam në karrierën e tij. Më herët Federer
kishte 14 tituj të mëdhenj, dhe ishte baraz me legjendën Pete Sampras.
Federer ishte finalist edhe në vitin e kaluar, kur u mposht nga numri
një i botës, Rafael Nadal, i cili këtë herë nuk ishte pjesë e turneut
për shkak të lëndimit.