Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në derbin e qytetit përballë Manchester Cityt, duke u rikthyer në krye të tabelës së Ligës Premier me tre pikë të pastra mbi Liverpoolin.
Djajtë e kuq vazhdojnë të marshojnë drejt mbrojtjes së titullit, dhe në ndeshjen e sotme të zhvilluar në Old Trafford, kryen punën që në pjesën e parë të saj.
Ishte Cristiano Ronaldo ai i cili i dha avantazhin e parë Manchester United pas 18 minutash lojë, pasi gjuajtja e tij nga goditja e lirë nuk arriti të ndalohej nga portieri Shay Given.
Me më pak se një minutë para fundit të pjesës së parë, Carlos Tevez dyfishoi rezultatin për të çuar Manchesterin të qetë në pauzën mes ndeshjeve. Pjesa e dytë e ndeshjes nuk rezultoi me gola, duke lënë fitues Manchester United.
Ekipi i Alex Ferguson rimerr kreun e Ligës Premier pasi rikthen epërsinë prej tre pikësh ndaj Liverpoolit, që qëndroi në krye të tabelës gjatë 24 orëve të fundit.