Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, mund të jetë jashtë finales së Ligës së Kampionëve, të cilën ekipi spanjoll do ta zhvillojë kundër Manchester United më 27 maj.
Iniesta pësoi një lëndim të kofshës gjatë barazimit të djeshëm të Barcelonës ndaj Villarrealit në Camp Nou, barazim që i pamundësoi ekipit katalanas të festojë titullin.
“Nuk kam parandjenja të mira. Do të presim testet nesër, por nuk ka gjasa që ai të luajë këtë javë. Ne do të përpiqemi ta kemi të gatshëm për Romë, kjo është gjithë çfarë mund të bëjmë. Duhet të presim testet dhe të shohim”, ka thënë Pep Guardiola.