Nigael de Jong shpreson se Manchester City do të mund ta eliminojë ish-klubin e tij, Hamburg, në kuadër të çerekfinales së Kupës UEFA.
Nesër Manchester City pret në fushë të vet ekipin e Hamburgut, pasi në ndeshjen e parë u mposht me rezultat 3-1.
“Hamburgu është favorit për kualifikim në gjysmëfinale, këtë e tregoi edhe në ndeshjen e parë. Ata vërtet u treguan të fuqishëm në atë ndeshje, por unë nuk jam i befasuar nga ajo”, ka thënë De Jong.
“Ekipi është i fuqishëm gjatë gjithë sezonit dhe tash luan me shumë vetëbesim, që është e rëndësishme për suksesin. Megjithatë besoj se do të mund të fitojmë me rezultat 2-0. Luajmë në shtëpi, dhe edhe pse humbja 3-1 ishte një goditje serioze, gjithçka është e mundur kur luajmë në shtëpi”, ka shtuar holandezi.