Sulmuesi Eidur Gudjohnsen është i gatshëm të largohet nga Barcelona këtë verë, pasi nuk po gjen vend në formacionin e parë të ekipit.
“Kuptohet se jam i lumtur që arritëm në finale të Ligës së Kampionëve, por nuk mohoj se jam i pakënaqur me statusin tim dhe mund të mendoj se ky është sezoni i fundit në Barcelona” ka thënë Gudjohnsen.
“Nuk e kuptoj se pse statusi im në klub u ndryshua kaq shpejt, pasi llogarita se më shkon mirë. Kjo vërtet përpihet vështirë. Do të mendoj për ofertat në fund të sezonit. Vërtet është mirë të jesh pjesë e një klubi të madh, por është vështirë të qëndroni ulur dhe t’i ndiqni ndeshjet nga stoli”, ka përfunduar islandezi.
Në mesin e të interesuarve për 30-vjeçarin, raportohet se janë tre klube nga Liga Premier, Tottenham, Everton dhe Newcastle.