Sttugart ka ngushtuar diferencën me ekipet kryesuese të Bundesligës, pas fitores 2-1 në derbin e Bundesligës ndaj Schalkes, ndërsa fitore kanë shënuar edhe Werderi dhe Hamburgu.
Cacau çoi në epërsi Stuttgartin në minutën e 16-të të lojës, duke tronditur vendasit me anë të një goditje nga distanca, para se Ivan Rakitic të barazojë në minutën e 39-të nga gjuajtja e lirë.
Stuttgarti arriti te fitorja e shtatë në tetë ndeshjet e fundit falë golit të shënuar nga Ciprian Marica, 11 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Fitorja më e thellë e sotme në Bundesliga i takoi Werder Bremenit, që shkatërroi si mysafir Frankurtin e mbetur me 10 lojtarë, duke e mposhtur me rezultat 5-0. Dy gola shënoi Torsten Frings (51’ dhe 56’), ndërsa nga një Alexandros Tziliois (60’), Claudio Pizzaro (62’) dhe Hugo Almeida (77’).
Fitore në udhëtim ka shënuar edhe Hoffenheim që mposhti me rezultat 2-0 ekipin e Arminia Bielefield. Hamburgu është rikthyer në pozitën e pestë, që është e mjaftueshme për t’i siguruar pjesëmarrje në Evropë, pasi shënoi fitore me rezultat 3-1 ndaj Bochumit.