Milani pret dënimin e UEFA-së për Didier Drogban, para se të dërgojë një ofertë prej rreth 15 milionë funtesh për sulmuesin e Chelseat.
Drogba doli nga kontrolli duke reaguar ndaj arbitrit në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kur Chelsea u eliminua nga Barcelona në çastet e fundit të ndeshjes.
UEFA është duke analizuar rastin dhe është e mundur që Drogba të dënohet me disa ndeshje mos-lojë për blutë, që do të ishte një goditje e madhe për ekipin anglez dhe ndoshta një shtytje për ta shitur atë.
Drogba vazhdimisht është lidhur me një kalim në Inter, ku do të ribashkohej me ish-trajnerin Jose Mourinho. Por sot, Corriere dello Sport publikoi se Milani është i gatshëm për të dërguar një ofertë për sulmuesin e Bregut të Fildishtë.
Në varësi nga dënimi çmimi i Drogbës mund të bie deri në më pak se 15 milionë funte, rreth gjysma e çmimit të cilin e kërkonte Arsenali për Emmanuel Adebayor, që ishte zgjidhja e parë e Milanit.