"Corriere dello Sport" njofton se Interi dhe Genoa kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Diego Milito.
Sipas të njëjtit burim, Interi do të paguajë 16 milionë euro dhe do t’i japë bashkëpronësinë Genoas për sulmuesin Robert Acquafresca, i cili aktualisht gjendet i huazuar te Cagliari, si edhe do të ofrojë shërbimet e mbrojtësit të ri Leonardo Bonucci në formë huazimi.
Bisedimet për sulmuesin argjentinas kanë vazhduar qe disa javë, ndërsa për shërbimet e tij kanë qenë të interesuar edhe Juventusi, Milani dhe Manchester Unitedi. Mirëpo, “Corriere dello Sport” pohon se në fund të sezonit, Milito do të jetë zyrtarisht lojtar i Interit.