Agjenti i Diego Militos, Fernando Hidalgo, ka deklaruar se Interi prin në garën për transferimin e sulmuesit të Genoas.
“Interi është shprehur i interesuar për të. Milito do të ishte një lojtar i shkëlqyer krahas Ibrahimovicit. Shpresoj që t’i shohim ata duke luajtur së bashku në fushë”.
“Sido që të jetë, ka interesime edhe nga skuadrat tjera, të cilat kanë folur me mua. Unë kam një lidhje të privilegjuar me Interin, mirëpo duhet t’i respektoj edhe drejtorët tjerë”.
“Mendoj se (presidenti i Interit) Massimo Moratti dhe (presidenti i Genoas) Enrico Preziosi kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Militos në fund të sezonit”, i ka thënë Hidalgo radios “Kiss Kiss”.