Ekipi i Barcelonës ka zbuluar se lëndimi i Thierry Henry është më serioz se sa u duk në fillimin dhe sulmuesi mund të mungojë madje edhe për finalen e Ligës së Kampionëve, më 27 maj në Romë.
Francezi u lëndua gjatë derbit të vikendit të kaluar, ndaj Real Madridit, dhe nuk u aktivizua në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ai parashihej të kthehej në lojë këtë vikend, por lëndimi i tij është më serioz dhe ai duhet të pushojë së paku dy javë, për shkak të zgjatjes së ligamentit në këmbën e djathtë.
Në faqen e vet, Barcelona ka pohuar se Henry do t’i humb së paku katër ndeshje, përfshijë edhe Kupën e Spanjës dhe ndeshjet e kampionatit ndaj Villarreal, Mallorca dhe Osasuna.