Drejtorët ekzekutivë të gjigantëve “Microsoft” dhe “Yahoo” janë takuar gjatë javës së kaluar që të negociojnë rreth partneritetit të mundshëm në lëmin e kërkimeve në internet.
Informata, të cilën kompanitë nuk kanë dashur ta komentojnë është dhënë nga agjencia e lajmeve “Reuters”.
Mirëpo, takimi nuk ka befasuar, meqenëse ishte rritur nevoja për krijimin e partneritet, pasi që Carol Bartz në janar ka marrë postin e drejtorit ekzekutiv në “Yahoo”.
Menaxheri ekzekutiv në “Microsoft”, Steve Ballmer, është i sigurt se duhet të ekzistojë një lidhje ndërmjet kërkuesve përmes internetit.
“Mendoj se koha po punon për interesa tona”, ka thënë Balmer muajin e kaluar në një konferencë shtypi