Jorge Valdano, i cili pritet të jetë njëri nga njerëzit kryesorë të Florentino Perezit te Real Madridi, ka mbajtur takime me përfaqësuesit e trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, dhe anësorit të Bayern Munichut, Franck Ribery, për mundësinë e kalimit në Bernabeu në fund të sezonit.
Wenger të dielën kishte deklaruar se Reali i josh të gjithë trajnerët, ndërsa një burim i afërt me menaxherin e Topçinjve ka thënë se tash më shumë se kurrë ekziston mundësia që francezi të marrë postin e trajnerit të Los Merengues.
Nga ana tjetër, Valdano ka diskutuar edhe me përfaqësuesit e Ribery, me ç’rast ka marrë informata për kërkesat e lojtarit dhe skuadrës gjermane në rast të përgatitjes së ofertës.