shfrytëzues të Internetit kanë më shumë besim në "Firefox".
Për herë të parë pas disa viteve, "Internet eksplorer 7" gjehet prapa konkurentit "Fajerfoks", treguan rezultatet nga hulumtimi i kompanisë analiste "Stejtkaunter".
Nëse megjithatë merren parasysh të gjitha versionet e "Internet eksplorer", atëherë ai kërkues ka edhe mëtej pjesëmarrje më të madhe në treg.
"Firefox 3" para një jave në Evropë është shfrytëzuar për kërkim në përmbajtjet e Internetit në 35,05 për qind nga rastet, ndërsa "Internet eksplorer 7" e përcjellë në shkallë me 34,54 për qind.
Suksesi i "Firefox" mundet deri diku të sqarohet me kalimin e disa shfrytëzuesve nga versioni "Eksplorer 7" i versionit "Eksplorer 8", theksuan analistët e "Stejtkaunter", por shtojnë edhe se është rritur shfrytëzimi i kërkuesit "Mozilla".