Kontrata e Fabio Cannavaros me Real Madridin përfundon në fund të këtij sezoni, ndërsa është njoftuar se 35-vjeçari është në bisedime për t’u rikthyer të skuadra të cilën e braktisi pas skandalit Calciopoli në vitin 2006.
“E kam shpjeguar disa herë se çfarë ndodhi në vitin 2006. E kuptoj që dikush mund të ketë pritur një tjetër veprim nga ana ime, mirëpo transferimi te Real Madridi ishte në marrëveshje me Juventusin. Për këtë arsye raportet e mia me drejtorët e rinj dhe me lojtarët ‘e vjetër’ ka qenë e shkëlqyer gjatë këtyre viteve”.
“Unë i respektoj tifozët dhe mendimet e tyre, mirëpo shpresoj dhe dëshiroj që qëndrimi negativ që kanë ndaj meje të zhduket”, ka thënë mbrojtësi italian në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.