Fabio Cannavaro ka bërë rikthim sensacional te skuadra të cilën e braktisi në vitin 2006. Klubi i Juventusit ka njoftuar se mbrojtësi italian ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare deri në qershorin e vitit 2010, me mundësinë për ta vazhduar atë deri në vitin 2011.
“Fabio Cannavaro do të jetë sërish me Juventusin që nga korriku. Juventusi ka siguruar kontratën e Fabio Cannavaros, e cila do të jetë e vlefshme nga 1 korriku i vitit 2009 deri më 30 qershor të vitit 2010”, shkruan në deklaratën zyrtare të Juventusit.
“Jam krenar që do ta vesh sërish fanellën bardhezi”, ka deklaruar Cannavaro, i cili ishte në Torino për ta nënshkruar kontratën.