Çmimi prodhues i Palm Pre sipas analizës së iSuppli është dukshëm më i lirë se çmimi i prodhimit të iPhone 3G para dhjetë muajsh.
Edhe pse nuk ka të dhëna konkrete se prej çfarë pjesëve saktësisht është krijuar Pre, parashihet se çmimi i të gjithë komponentëve të përfshirë të mos i kalojnë 138 dollarë amerikanë.
Pjesët më të shtrenjta të telefonit është ekrani multi-touch, i cili kushton 40 dollarë, memoria 8 GB e cila kushton 16 dollarë dhe procesori prej 11 dollarësh. Fotoaparati me rezolucion prej tre megapikselash e prodhuesit kushton 12 dollarë. Në përllogaritje nuk janë përfshirë çmimi i zhvillimit të telefonit, marketingu dhe faktorë të ngjashëm.
Sa për krahasim, çmimi prodhues i një iPhone 3G pas paraqitjes së tij ishte vlerësuar në 174 dollarë.
Thashethemet e fundit si datë të lansimit të Palm Pre përmendin 7 qershorin, dy ditë para datës së pritur të lansimit të gjeneratës së ardhshme të popullarizuarit iPhone.