Në bazë të informatave të brendshme nga Sprint, prodhuesi i telefonave celularë është duke u përgatitur t’i befasojë shfrytëzuesit e vet me celularin e ri Palm Pre, shumë më herët sa që pritej.
Edhe pse data e lansimit nuk është bërë publike, supozohet që Palm Pre mund ta shijojë ‘ditën e madhe’ shumë shpejtë.
Kompania Sprint është duke nxituar që sa më shpejtë ta nxjerrë në treg telefonin e vet celular, pasi që iPhone pritet të jetë në shitje në muajin qershor, që do të mund ta linte në hije celularin e ri.
Zyrtarë të kompanisë njoftojnë se Palm Pre do të jetë në treg kah gjysma e këtij viti, ndërsa supozohet se data zyrtare e lansimit duhet të jetë afër.