Roma ka pësuar edhe një goditje të radhës në shpresat për të siguruar vend për në Ligën e Kampionëve, pasi u mposht me rezultat 4-1 në udhëtim te rivali direkt për pozitën e katërt, Fiorentina.
Vendasit kaluan në avantazh me anë të mbrojtësit peruan Juan Manuel Vargas pas vetëm gjashtë minutash lojë, që ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë të ndeshjes.
Me të filluar pjesa e dytë ish-rosoneri Alberto Gilardino dyfishoi rezultatin për Fiorentinën (47’). I njëjti lojtar shoi shpresat e mysafirëve duke shënuar golin e dytë të tij dhe të tretin për ekipin vendas në minutën e 73-të të lojës.
Pas gjashtë minutash tjera, mesfushori italian Massimo Gobbi shënoi edhe golin e katërt për Fiorentinën (73’), ndërsa golin e nderit për Romën e shënoi Julio Baptista, katër minuta para fundit të kohës së rregullt (86’).
Me këtë fitore Fiorentina merr pozitën e katërt me 58 pikë, një më shumë se Genoa që nesër do të udhëtojë tek Bologna. Roma mbetet në pozitën e gjashtë me 52 pikë, gjashtë më pak se vendi i katërt.