Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka zbuluar se ai ka rinovuar
marrëveshjen dhe tash do të jetë i lidhur me ekipin romak deri në vitin
2014.“E kam rinovuar marrëveshjen për edhe katër vite dhe
kam edhe një vit nga marrëveshja fillestare, andaj jam i lidhur me
Romën deri në vitin 2014”, ka thënë Francesco Totti në konferencën e
sotme të shtypit.
“Pas fundit të përgatitjeve dhe rikthimit në Romë, unë edhe zyrtarisht
do të nënshkruaj marrëveshje të re e cila do të zgjatë deri në vitin
2014. Pa dallim të përforcimeve që do t’i sjellim, mendoj se do të jemi
më të mirë se vitin e kaluar. Qëllimi gjithmonë është i njëjti, sigurim
të pozitës që dërgon në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar italiani.