Blutë e Chelsea kanë lënë prapa eliminimin nga Liga a Kampionëve duke bërë një paraqitje të shkëlqyeshme në Emirates Stadium ku mposhtën Arsenalin me rezultat të thellë 4-1.
Alex dhe Nicolas Anelka, të cilët luajtën kundër ish-klubit të tyre, që të dy shënuan në pjesë të parë për të çuar të qetë Chelsean në pauzën mes pjesëve. Alex shënoi me kokë pas një harkimi nga gjuajtja e lirë në minutën e 28-të të ndeshjes, derisa francezi Anelka dyfishoi rezultatin me një goditja nga largësia 11 minuta më vonë.
Pjesa e dytë e ndeshje filloi edhe më keq për Arsenalin, me Kolo Toure që çoi topin në rrjetën e vet (49’), pas një goditje të edhe një ish-lojtari të Arsenalit, Ashley Cole.
Zëvendësuesi Nicklas Bentner zbuti ca rezultatin kur kishin mbetur edhe 20 minuta lojë, por një gol tjetër i vonshëm nga Florent Malouda vulosi fitoren e Lartë të ekipit të Guus Hiddink.
Me këtë fitore, Chelsea ka siguruar vendin e tretë në Ligën Premier, dhe tash mbledh 77 pikë, tre më pak se Liverpooli dhe gjashtë më pak se Manchester United.
Arsenali, që në ndeshjen e ardhshme do të udhëtojë në Old Trafford, do ta përfundojë sezonin në pozitën e katërt, pavarësisht rezultateve në ndeshjet e ardhshme. Topçinjtë mbledhin 68 pikë, 10 më shumë se Aston Villa, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit.