Nëse mund t’u besohet pohimeve të faqes suedeze të internetit “Mobil”, përfaqësuesi gjerman i Sony Ericsson ka konfirmuar se në tetor të këtij viti do të paraqitet në treg celulari jashtëzakonisht interesant – Idou.
Kjo faqe thekson se Sony Ericsson Idou në treg do të paraqitet në muajin tetor apo më së voni në nëntor dhe se do të paraqes modelin e parë të këtij prodhuesi në serinë e pajisjeve të cilat do të duhej t’u ofrojnë përdoruesve kënaqësi të pakufishme.
Sony Ericsson Idou publikut i është paraqitur për herë të parë në panairin “Mobile World Congress” në Barcelonë.
Celulari dallohet për fotoaparatin prej 12.1 megapikselash, sistemin operativ Symbian, ekranin 3.5 inçësh të ndjeshëm në prekje dhe karakteristika tjera që janë tipike për këtë lloj të pajisjeve.