Numër çdo ditë e më i madh i përdoruesve vendosin që të ruajnë fotografitë e tyre digjitale në njërin nga shërbimet online të krijuara për këtë qëllim. Edhe pse Facebook ka bazën më të madhe të përdoruesve, shërbimi i tij megjithatë nuk ka arritur të kategorizohet në vendin e parë në mesin e tyre.
Siç raporton TechCrunch, vendin e parë në këtë listë të shërbimeve online për ruajtjen e fotografive e mban ImageShack, në të cilin përdoruesit kanë vendosur rreth 20 miliardë fotografi. Pasohet nga Facebook, në të cilin janë rreth 15 miliardë, derisa në vendin e tretë është vendosur PhotoBucket, i cili ka diç më shumë se shtatë miliardë fotografi të përdoruesve.
Megjithatë, në segmentin e rritjes së numrit të fotografive të publikuara mbret i papërkulur është Facebook, në të cilin çdo muaj përdoruesit publikojnë rreth 850 milionë fotografi. Vetëm sa për krahasim, në shërbimin e përmendur më herët ImageShack në baza mujore shtohen rreth 100 milionë fotografi.
Në vendin e katër të kësaj liste është gjendur Yahoo Flickr, në të cilin gjenden rreth 3.4 miliardë fotografi, derisa në të pestin Multiply me diç më shumë se një miliardë fotografi.