Sportivja spanjolle Marca thotë se klauzula për blerjen e Kaka në marrëveshjen e nënshkruar me Real Madridin është plot 1000 milionë euro.
Kaka ishte përforcimi i parë i Florentino Perez në mandatin e tij të dytë në pozitën e presidentit të Real Madridit. Klubi mbretëror për shërbimet e brazilianit i pagoi Milanit rreth 65 milionë euro dhe lojtari nënshkroi marrëveshje gjashtëvjeçare me Realin, e cila do t’i japë atij 10 milionë euro në sezon.
Sipas ligjeve të La Liga, secili lojtarë në marrëveshjen e vet duhet të ketë një klauzulë blerëse. Marca, e cila është pro-Real Madridit, thotë se ekipi që dëshiron të marrë shërbimet e Kaka para përfundimit të kontratës së tij me Realin, duhet të paguajë hiç më pak se 1 miliardë euro.
Mediat më herët publikuan po ashtu se edhe klauzula blerëse e Cristiano Ronaldo do të jetë 1 miliardë euro.