I mirënjohuri Ugur Sahin, i cili në të kaluarën u nderua për interpretimin modern të Ferrari Dino, së fundmi e ka zbuluar projektin e tij të ri për ri-interpretimin e Corvette C6 në bashkëpunim me kompaninë "Mallet Cars".
Projekti Z03 ka kaluar nëpër një revizion më të lehtë stilistik dhe tash duket shumë më atraktiv dhe joshës.
Befasia e vërtetë fshihet nën kapakun e motorit, ku është i vendosur LS7 V8 në GM me kompresor, me fuqi mbi 700 KF.
Ky motor u dedikohet shoferëve pak më normalë!?, ndërsa për fanatikët e vërtetë ekziston mundësia që me shtimin e dy turbo-mbushësve në motor të arrihen 999 KF.
Vetëm përpunimi i Corvette C6 sipas recetës së Ugur Sahin, do të kushtojë 69.000 dollarë amerikanë (duke mos e përfshirë çmimin e automjetit).
Vetëm për ‘tuning-un’ e motorit që të zhvillojë 700 KF paguhet shtesë 32.700 dollarë, ndërsa për motorin që zhvillon 999 KF nevojiten 37.795.